Arsene Wenger thotë se kishte pranuar dhe e kishte respektuar vendimin e sulmuesit Jamie Vardy që të mos i bashkohej Arsenalit gjatë verës.
Trajneri i “Topçinjve” kishte kërkuar futbollistin e Leicesterit që në fund kishte vendosur të mos kalonte në Londër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVardy kishte thënë se “ishte vendim i lehtë” që të refuzohej Arsenali, por Wenger thotë se nuk mërzitet që ka dështuar ta transferojë 30-vjeçarin.
“Jo, ai ishte një nga sulmuesit në dispozicion. Kur ju vini te një klub i madh askush s’mund të ju garantojë pozitën në ekip të parë”, është shprehur Wenger kur është pyetur se a kishte pasur synim që ta bënte Vardyn sulmuesin numrin një të ekipit.
“Besoj se kemi bërë atë që duhej. Nuk jam pishman që s’e kemi transferuar. Transferimet, të suksesshme apo jo janë pjesë e tregut. Duhet të pranoni vendimet e dikujt. Ai vendos dhe unë e respektoj, duhet të ecim tutje”, ka shtuar më tej francezi.
Dy ekipet përballen të mërkurën në Londër.