Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazard: Për të arritur Messin dhe Ronaldon duhet të jem më vetjak

Anësori i Chelseat, Eden Hazard, ka pranuar se duhet të shënojë më shumë gola nëse dëshiron të krahasohet me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon si lojtarët më të mirë në botë.

Belgu ka qenë në formë të lartë këtë sezoni, duke realizuar 15 gola në të gjitha garat. Bashkëlojtari i tij Cesc Fabregas i ka bërë thirrje që të jetë më vetjak nëse dëshiron të jetë në nivelin e Messit e Ronaldos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk është i vetmi që më ka thënë. Shumë njerëz më kanë thënë se duhet të jem më vetjak, por kur jam në fushë shpesh preferoj të pasoj topin”, ka thënë Hazard për Sky Sports News.

“Nëse shkoj i vetëm, shkoj i vetëm. Nëse pasoj, këtë e bëj sepse në mendjen time pasimi është më i mirë”, ka shtuar ai.

“Do të tentoj ti jem më vetjak. E di se do të jetë mirë për mua nëse realizoj më shumë, që të arrij nivelin e Messit dhe Ronaldos. Po punoj në këtë”.