Andrea Barzagli beson se Paul Pogba është penduar për vendimin e tij që të largohet nga Juventusi drejt Manchester Unitedit.
Pogba u transferua në Old Trafford gjatë verës së vitit të kaluar, por ka dështuar të bind për shumën e paguar për të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarzagli e di se Pogba nuk ka mundur të parashikojë këtë sukses të Juventusit në garat europiane, por beson se kualifikimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mund të ndikojë te mesfushori francez.
“Kam folur me Pogban përmes videos. Ai është i lumtur që kemi kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe po na përkrah”, ka thënë Barzagli për Tuttosport.
“Kushdo që largohet nga ky grup do të jetë gjithmonë pjesë e tij. Ekipi ka qenë forca më e madhe në vitet e fundit. Në anën tjetër atij do t’i pëlqente të ishte këtu tani”.