Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një stinor që mezi po i pritet fundi

Dy skuadra në gara evropiane, katër në Ligën Ballkanike. Dhjetëra lojtarë të huaj, trajnerë të huaj në skuadrat kryesore.

Fillimi i edicionit 2016/17 në basketboll premtonte shumë. Shumë kanë vlerësuar se edicioni aktual për nga interesimi mund t'i afrohej edicionit 2003/04, që vazhdon të vlerësohet më i miri i basketbollit kosovar, shkruan sot “Koha Ditore”. Por fundi i edicionit është në mospërputhje të plotë me fillimin e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy skuadra të mëdha në krizë të thellë, një skuadër favorite e madhe për të fituar titullin, interesim fare i vogël për garat e plejofit. Një edicion që është menduar se do të jetë i nivelit të lartë po shndërrohet në një edicion të krizës së thellë.

Aq e thellë është kriza, sa që lojtarët te Peja e Trepça kanë thënë se mezi presin që të mbyllet edicioni. Janë këto dy skuadra të katërshes së madhe që janë goditur nga kriza e thellë financiare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.