Komitetit Olimpik i Kosovës, Federata Skitare e Kosovës dhe tre sportistë kanë nënshkruar sot kontratat për ndarjen e Bursës Olimpike për Lojëra Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.
Përfitues të kësaj burse janë sportistët; Albin Tahiri, Venesa Gjurkaj dhe Arbi Pupovci. Ata për çdo muaj do të marrin nga 1 mijë dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlbin Tahiri, si përfitues i kësaj burse tanimë ka fituar normën Olimpike në katër disiplina dhe pritet që të arrijë normën edhe në disiplinën e pestë. Ndërsa, Venesa Gjurkaj dhe Arbi Pupovci pritet që edhe këta të jenë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore PyongChang 2018 duke arritur edhe këta normë Olimpike.
KOK thotë se kjo bursë është vazhdim i përkrahjes së sportistëve që të kenë shumë më të lehta përgatitjet për përfaqësimin e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në PyeongChang 2018.