Kampionët në fuqi kalojnë lehtësisht raundin e parë të playoffit.
Cleveland Cavaliers i kanë mjaftuar vetëm katër ndeshje për të eliminuar Indiana Pacers, me rezultat të pastër 4:0, për t’u bërë skuadra e parë që kalon në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë sfidën e zhvilluar në Indianpolis, Cavs të udhëhequr nga LeBron James triumfuan me rezultat 106:102. ‘Mbreti’ James e mbylli ndeshjen me double-double prej 33 pikësh dhe 10 kërcimesh. Lojë të mirë shfaqi edhe Kyrie Irving me 28 pikë të realizuara, transmeton kp.
Interesante bëhet seria në mes të Boston Celtics dhe Chicago Bulls. Boston arrin që të rikthejë disavantazhin prej dy ndeshjesh duke barazuar në 2:2 serinë. 104:95 ishte rezultati përfundimtar i takimit të zhvilluar në United Center, duke bërë që asnjëra nga ekipet ende mos ta shijojë fitoren si vendas, raporton KosovaPress.
Isaiah Thomas me 33 pikë ishte koshashënuesi më i mirë i Celtics aq sa shënoi edhe Jimmy Butler i Bulls, por ky i fundit nuk mundi ta shpëtonte skuadrën e tij nga humbja para tifozëve vendas.
Një hap të madh drejt gjysmëfinales në Konferencën e Perëndimit bën edhe Houston Rockets që si mysafir të Oklahoma City Thunder, triumfojnë me rezultatin 113:109, duke çuar në 3:1 serinë mes këtyre dy ekipeve. Braziliani Nene ishte më efikasi për skuadrën nga Teksas me 28 pikë të shënuara.
Barazohet në 2:2 seria mes Utah Jazz dhe Los Angeles Clippers. Jazz arritën të triumfonin para tifozëve të tyre 105:98, duke e lënë ende të hapur mundësinë e kualifikimit tutje.