Florian Marku arriti fitoren e dytë në MMA pasi mundi në Selanik serbin Suskasevic pas vetëm pak minutësh që në raundin e parë duke treguar në kafaz të gjitha cilësitë e tij më të mirë në Kickbox.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme, Marku u ngjit mbi ring i shoqëruar nga tingujt e “Kuq e zi je ti” që elektrizoi sallën, teksa i pranishëm ishte për të ndjekur këtë sfidë dhe ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarku, që është një prej kickboxer më të mirë në Europë ishte stërvitur shumë për këtë përballje mbi të gjitha në mundje, ku megjithatë hasi disa vështirësi aq sa në fillim kundërshtari e mbërtheu fortë, shkruan supersport.al, por Marku jo vetëm që arriti të lirohet por sulmoi Suskasevicin me një seri goditjesh dhe pasi e mbërtheu në tapet, rivali u dorëzua duke i dhënë fitoren e dytë në po kaq ndeshje Markut.
Në fund Florian Marku ka dhënë përshëndetje të veçantë për të gjithë shqiptarët.