Jacob Vieiras mund t'i vëresh një shenjë mjaft të theksuar në qafë, ndërsa kur e shikon më detajisht e vëren se edhe parakrahun e ka po ashtu me shenja.
Kjo është pasojë, thotë ai, e shmangies së asaj që bandat e drogës mund të kërkojnë nga futbollistët e rinj elitar në Najrobi të Kenias: të bartin narkotikë përtej kufirit në autobus të skuadrës kur luajnë në shtetin fqinj Tanzani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë diler iu kishte afruar Vieiras në Najrobi, ndërsa ai i kishte dhënë datë të rrejshme për nisje të Përfaqësueses së të rinjve të Kenias, shkruan “The Independent”, transmeton “Koha Ditore”. Disa javë më vonë lojtari arriti para derës së shtëpisë së tij, dhe zbuloi në tentim për të hapur atë, se është lidhur në korrent elektrik. Atë e zuri rryma, mbeti pa ndjenja dhe pjesa më e madhe e lëkurës në fytyrën e tij ishte djegur.
Ishte në atë gjendje kur arriti në një provë të organizuar më herët te skuadra angleze Newcastle United në gusht të vitit 2014. Aq të alarmuar kishin qenë trajnerët në akademinë e Newcastles, sa që e shtyn atë të kërkonte azil.
Dy vite e gjysmë më vonë, Vieira tash 21-vjeçar, ende po mundohet të bindë autoritetet britanike se në rast se kthehet në shtëpi atëherë rrezikon më tepër lëndime serioze... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.