Leo Messi ka shënuar gol në sekondat e fundit të ndeshjes për t’i sjellë fitoren Barcelonës në superpërballjen e sivjetme “El Clasico”.
Argjentinasi, që arriti golin e 500-të në karrierë, shënoi në fund për rezultatin përfundimtar 2 me 3.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCasemiro hapi serinë e golave në minutën e 28-të. Pesë minuta pas tij shënoi Leo Messi për 1 me 1. Në minutën e 73-të, Ivan Rakitiq kaloi Barçën në epërsi, ndërsa në minutën e 85-të James Rodriguez barazoi gjithçka.
Tani gara për titull ndryshon krejtësisht, pasi dy ekipet kanë pikë të barabarta në krye të tabelës. Të dyja kanë nga 75 pikë, ndërsa Reali ka një takim më pak të zhvilluar.