Atalanta është vetëm një hap larg zonës europiane, por kjo nuk i pengon aspak drejtuesit të nisin çmontimin e skuadrës.
Pas largimit të Gagliardinit tek Interi në verë, klubi bergamask synon të arkëtojë sa më shumë sepse këtë sezon ka një grup lojtarë që mund të rezultojnë një minierë ari për financat e klubit. I dyti në radhën e yjeve që tashmë është konfirmuar me valixhet në dorë është sulmuesi Franck Kessie, transmeton Supersport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRoma dhe Atalanta kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe tashmë pritet vetëm firma që do të transferojë bomberin zikaltër në kryeqytet gjatë afatit kalimtar të verës. Vendimi është marrë pas një takimi të zhvilluar në Milano mes agjentit të lojtarit dhe dy klubeve dhe gjithçka rezultoi e lehtë për Romën pasi kishte në krahun e saj edhe vullnetin e lojtarit që dëshiron të bëjë hapin e madh pas shpërthimit me fanellën e skuadrës së Gasperinit.
Kontrata e re e sulmuesit me verdhekuqtë do të jetë 5-vjeçare dhe sipas të gjitha gjasave, firma do të vijë menjëherë pas hapjes së afatit kalimtar.
20-vjeçari i lindur në Bregun e Fildishtë ishte një nga emrat më të lakuar të afatit të janarit. Për të shfaqën interes edhe disa klube të mëdha europiane, por Roma hodhi hapin e madh duke djegur konkurrencën dhe që prej sezonit të ardhshëm do të ketë në organikë një element që mund ta ndihmojë të bëjë hapin e madh për të synuar titullin kampion.