Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha kërkon hakmarrje ndaj Sydney FC

Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha ka thënë se klubi i tij, Melbourne Victory duhet t’i hakmerret Sydney FC në finalen e madhe të A-League, pas tri humbjeve radhazi në këtë sezon.

Por, një gjë të tillë mund ta arrijë vetëm nëse e mposht Brisbane Roar në gjysmëfinale të “play-offit”, dhe në gjysmëfinalen tjetër Sydney duhet ta mposhtë fituesin e përballjes Melbourne City – Perth Glory, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sigurisht se humbëm tre herë ndaj tyre, këtë e dimë. Por, finalet janë finale dhe këtu fillon gjithçka. Nuk e kemi dhënë paraqitjen në 100 për qind ndaj Sydneyt në këtë sezon, dhe nëse doni që të fitoni ndaj tyre duhet të jepni 100 për qind. Është e veçantë gjithmonë të luash ndaj Sydneyt, dhe duhet të hakmerremi”, është shprehur ai për Fox Sports.

Berisha, që është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon, të dielën e ardhshme do të luajë pikërisht ndaj ish-ekipit të tij Roar.

Për tre sezone ai kishte shënuar 48 gola për Brisbane Roar, derisa me Victoryn shënoi 52 , për t’u bërë njeriu i parë në histori të ligës që ka shënuar 100 gola, duke tejkaluar Archie Thompson.

Një gjë e tillë ka thënë se e çliruar pas thyerjes së rekordit.

“Jam i lehtësuar tani. Dëshironi ta shënoni këtë gol dhe të vazhdoni më pas me finalet. Ishte vërtetë e rëndësishme për mua. Dua të jem i lirë. Tani dua të mendoj vetëm për finalet dhe si të luaj e të fitoj”, është shprehur Berisha.