Ka fituar dy trofe me dy ekipe të Prishtinës dhe po synon ta mbyllë edicionin me trofeun e tretë, shumë më të rëndësishëm - titullin e kampionit të Kosovës në Ligën e Femrave.
Besjana Martinaj ka tri vite që është pjesë e ekipit të parë te Prishtina, shkruan Koha Ditore. 16-vjeçarja këtë edicion është stabilizuar në pesëshen e parë të ekipit senior, por kjo nuk e ka penguar që njëkohësisht të luajë edhe me ekipin e kadeteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë edicion, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka formuar edhe Ligën e kadeteve. Martinaj nuk e ka pasur problem që të jetë lidere e kadeteve dhe të luajë me ekipin e parë.
Si kapitene, Martinaj ka udhëhequr ekipin e kadeteve drejt suksesit, duke bërë që edicionin ta përfundojnë me kupë. Kupë ka ngritur edhe me ekipin e parë të Prishtinës, kurse tash Martinaj është e fokusuar në fazën e plejofit me ekipin senior....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.