Djemtë dhe vajzat kosovare aftësitë e tyre në sportet luftarake tashmë i kanë dëshmuar në meçet e mëdha evropiane e botërore.
Xhudistët e klubit Ippon te Pejës, kanë prekur majat e botës. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi janë emra që tashmë i njeh bota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, krahas këtyre sportisteve të mëdha, është një tjetër klub në vendin tonë që është duke shkëlqyer në garat kombëtare e ndërkombëtare.
Fjala është për klubin e kik-boksit Kosova e Vushtrrisë. Ky klub që drejtohet nga strategu i njohur, Lutfi Menxhiqi në të kaluarën ka nxjerr talentë të mëdhenj të këtij sporti që kanë shkëlqyer në ringjet ndërkombëtare, transmeton kp.
Rrugën e kik-boksierëve të mëdhenj po e ndjekin edhe sot shumë kik-boksierë e kik-boksiere të këtij klubi.
Trajneri Menxhiqi për kp është shprehur se interesimi për këtë sport është tejet i madh nga të rinjtë vushtrrias. Ai thotë se salla ku stërvitën kik-boksierët është ndërtuar me buxhetin e familjes së tij, ndërsa thekson se në këtë sport ka talentë të mëdhenj, dhe sipas tij, vetëm duhet punë profesionale në mënyrë që këta kik-boksierë të arrijnë nivelet më të larta.
“Interesimi është shumë i madh, klubi funksionon nga fillimi e deri tash më shumë me buxhet familjar për arsye se është krijuar një traditë e mirë dhe gjithmonë kam pasur mbështetje prej vëllezërve të mi se edhe ata merren më këtë sport. Talentët me të vërtetë janë shumë të mëdhenj, më këta fëmijë vetëm duhet punë, sepse talentët nuk mungojnë”, tha ai.
Ai kujton kik-boksierët e mëdhenj që kanë dalë pikërisht nga klubi i tij. Ai thotë se është shumë i lumtur me paraqitjen e kik-boksierëve të tij në turneun e mbajtur pak ditë më parë në Turqi, ku sportistët e tij morën medalje.
“Nëse ndalem te historiku i nxënësve që kanë dalë edhe më herët prej këtij klubi nga dalë shumë talenta siç është Tahir Menxhiqi, Ilir Canolli që është emër i madh që tani jeton në Amerikë, Ilir Menxhiqi, Dardan Menxhiqi, Ganimete e Shpresa Menxhiqi, e shumë e shumë emra të tjerë që për momentin nuk me kujtohen, por tradita është duke vazhduar, si ekip po funksionojmë mirë dhe jemi duke korrë suksese në garat e ndryshme. Më pjesëmarrjen e fundit në Turqi, jam shumë i kënaqur, këtë e kam thënë para dy viteve pas pranimit në WAK, mua si trajner dhe selektor i Kombëtares mua më duhen dy vite maksimum që t’i kapim medaljet dhe vetëm më duhej familjarizimi më rregulla të reja të WAK-ut dhe kjo ndodhi. Kik-boksi është duke u zhvilluar në Kosovë, tani janë diku 12 klube në Kosovë, është duke u bërë një punë e mirë, federata tani është e organizuar edhe më mirë pasi që tash jemi pranuar në WAK, duhet organizim më i madh rreth kik-boksit, rreth referimit dhe tani është në plan të organizohet edhe një seminar për trajner nga Federata e Kik-Boksiti”, theksoi Menxhiqi.
E kik-boksieri Valdrin Ibishi ndihet i lumtur që është pjesë e këtij klubi, sepse sipas tij, ai punon më dy trajnerët më të mirë që ka vendin ynë. Ibishi thotë se është i kënaqur me paraqitjen e tij dhe sukseset e arritura në Turqi. Ai synon të prek majat e botës.
“Unë jam shumë i kënaqur më punën që bëhet në klub pasi që kam dy nga trajnerët më të mirë në vend, trajnerët Ilir dhe Lutfi Menxhiqin, këtu bëhet punë shumë e madhe. Në Turqi kishte garues shumë të mirë, normalisht nuk ishte lehtë, por më punën që zhvillohet në klub kemi arritur këto suksese. Mendoj në të ardhmen të bëhem kampion botëror dhe të arrijë titullin e më të mirit”, pohoi Ibishi.
Dardan Menxhiqi është një tjetër kik-boksier i njohur jo vetëm i këtij klubi, por edhe i Kosovës, i cili thotë së është i lumtur që pjesë e Kosovës së Vushtrrisë. Ai lavdëron punën që bëjnë trajnerët e këtij klubi.
“Jam shumë i kënaqur, kemi arritur rezultate shumë të mira. Trajneri bën një punë të hatashme më ne. Konkurrenca ka qenë shumë e fortë, meçin e parë e fitova shumë mirë, meçin e dytë unë kam qenë më i mirë, por gjyqtarët kanë qenë në anën e kundërshtarit tim dhe kam humbur duelin. Synimi im është të bëhem kampion botëror”, tha ai.
Puna profesionale që bëhet në klubin e kik-boksit te Kosovës së Vushtrrisë lavdërohet edhe nga talentja e këtij sporti, Dardane Menxhiqi. Ajo thotë se po përgatiten për turnet e ardhshëm duke filluar nga turneu që do të mbahet në Maqedoni.
“Jam shumë e kënaqur, punojmë më trajnera shumë të mirë dhe e japin maksimumin për ne që të dalim sa më të suksesshëm nëpër gara. Normal që synojmë më i marrë çdo herë vendin e parë dhe garën e ardhshme e kemi në Maqedoni, ku është Kampionati Evropian, ku synojmë më i marrë vendet e para”, theksoi ajo.
Gerti Asllani, është një tjetër super-talent i klubit Kosova e Vushtrrisë. 10 vjeçarin të cilin e pret një ardhme e ndritshme thotë se është i kënaqur me stërvitjet që në klubin vushtrrias.
Ai merr lëvdata të mëdha nga trajneri Lutfi Menxhiqi. Tekniku vushtrrias është i bindur se Gerti Asllani do të bëhet një sportist i madh.