Klubi i Ferizajt ka konfirmuar se Burim Qerkini do ta zëvendësojë të dorëhequrin, Argjent Beqirin.
Përmes një postimi në Facebook, KF Ferizaj thotë se ai do të ndihmohet edhe nga trajneri i portierëve, Jeton Bislimi, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas dorëheqjes së Argjent Beqirit të dielën në Prizren, skuadrën tonë do ta drejtojë ish-lojtari jonë shumëvjeçar, Burim Qerkini. Ai pritet të ndihmohet edhe nga trajneri i portierëve, Jeton Bislimi”, thotë KF Ferizaj.
Më tutje klubi i Superligës bën të ditur se këta do ta drejtojnë klubin deri në emërimin e trajnerit të ri.
“Ata do ta udhëheqin skuadrën tonë deri në emërimin e trajnerit të ri, kurse ne si klub i dëshirojmë suksese dhe rezultate pozitive dhe arritjen e objektivave të klubit që dihen, mbetja në Superligën e Kosovës”, thuhet në njoftim.