Krerët e Manchester Unitedit janë të vendosur për të transferuar qendërmbrojtësin e PSG-së, brazilianin Marquinhos.
"The Sun" ka njoftuar të premten se Manchester Unitedi tashmë ka bërë gati ofertën, përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se klubi anglez është i gatshëm të paguajë një dëmshpërblim prej 70 milionë eurosh për kartonin e tij. 22-vjeçari vlerësohet përforcim i madh nga trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho.
Marquinhos këtë edicion ka qenë i pazëvendësueshëm te PSG-ja, duke regjistruar 38 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin francez deri në verën e vitit 2019.
Marquinhos te PSG-ja është transferuar në vitin 2013 nga Roma për 31.5 milionë euro.