Real Madridi mund ta bëjë një hap gjigant drejt titullit të parë në La Liga pas pesë vjetësh. Por, për ta bërë një gjë të tillë, madrilenët duhet të triumfojnë në "El Clasico" përballë Barcelonës.
Kjo ndeshje zhvillohet të dielën mbrëma në "Santiago Bernabeu" (20:45) dhe i takon xhiros së 33-të në La Liga, shkruan Reuters. Aktualisht, Reali prin në tabelë me 75 pikë të mbledhura, tri më shumë se Barça që është e dyta, por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rast të fitores së Barcelonës, atëherë lufta për titullin e kampionit do të rihapej plotësisht, përcjell Koha Ditore.
Për këtë, edhe "Clasico" e së dielës po shihet si vendimtare për këto skuadra - për Realin që synon t'i japë fund dilemës së titullit dhe për Barçën që synon të rihapë garën për titull.
Real Madridi për herë të fundit, titullin e kampionit në La Liga, e ka fituar në edicionin 2011/12, kurse Barcelona në dy edicionet e fundit ka qenë dominante në ligë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.