Sport

KB Peja s’ka para për seniorët, Play-offit ia mësyn me juniorë

Problemet me skuadrën e Pejës në basketboll nuk kanë të ndalur.

Pas problemeve financiare të cilat u shfaqën në klubin pejan, duke bërë që nga klubi të largohet trajneri Aleksandar Todorov, së fundi klubi pejan, ka liruar të gjithë lojtarët me kontrata.

Burimet e Sportit në KTV, mësojnë se kryetari i klubit Art Gashi, u ka bërë të ditur lojtarëve se nuk ka para për t’i paguar këta të fundit. Pas këtij lajmi, burimet e KTV-së, pranë klubit pejan, mësojnë se lojtarët e huaj do të largohen gjatë javës së ardhshme, përderisa vendorët nuk kanë pranuar të luajnë pa para.

Në fazën me të nxehtë të “play-offit” ku Peja, do të takohet ndaj Bashkimit, me shumë gjasa do të paraqitet me lojtarë të rinj.

KTV, ka provuar të kontaktoj me kryetarin e klubit të Pejës, Art Gashi, por një gjë e tillë ishte e pamundur.