Ashtu siç kishte raportuar Koha Ditore ashtu edhe doli, Brad Greenberg është zyrtarizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës trajner i përfaqësueses.
63-vjeçari gjatë këtyre ditëve do të jetë në Kosovë për t’u prezantuar para publikut kosovar, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova është pa trajner prej muajit tetor të vitit të shkuar, kur Arben Krasniqit i skadoi kontrata me FBK-në. Krasniqi e udhëhoqi Kosovën në eliminatoret e "Eurobasket 2017".
Në këto eliminatore Kosova përfundoi e fundit në grup pa asnjë fitore. Pësoi humbje të dyfishta nga Sllovenia, Ukraina dhe Bullgaria.
Greenberg do të ketë marrëveshje me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për ndeshjet parakualifikuese për botërorin "Kina 2019", që zhvillohen në muajin gusht, raporton Koha Ditore. Nëse Kosova kalon me sukses në këto parakualifikime, atëherë Greenberg do të vazhdojë të jetë në krye të ekipit për tërë ciklin.