Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monaco me mision hakmarrjen ndaj Juventusit

Monaco do ta ketë për mision hakmarrjen në ndeshjen kundër Juventusit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Lideri i ligës franceze do të përballet me kampionin italian në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Zëvendëspresidenti i Monacos Vadim Vasilyev, ka thënë se ekipi i tij synon hakmarrjen ndaj Juventusit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Monaco për herë të fundit me Juventusin është takuar në çerekfinale të sezonit 2014-15. Atëherë kishte fituar Juventusi me rezultat 1 me 0, transmeton Koha.net.

Vasilyev e di se Juventusi është më i fortë se para dy vjetësh, por ka paralajmëruar se Monaco tani ka një ekip ndryshe.

“Do të jetë çështje e hakmarrjes, është shumë e qartë”, ka thënë ai për mediat. “Jemi më të mirë sesa para dy vjetësh, mos dyshoni për këtë”.

“Në këtë nivel të garës e dinim se do të përballeshim me ekip të madh. Të gjitha ekipet janë në nivel të lartë. Kemi luajtur kundër Juventusit para dy vjetësh dhe prej atëherë ata janë forcuar”, ka shtuar ai.

“Jemi të kënaqur që jemi në këtë fazë. Do të bëjmë gjithçka që të kualifikohemi. Juventusi mbrohet, por ne e dimë se shënojmë gola”.