Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova kthehet me dy medalje nga Europiani i xhudos

Me ndeshjet e Akil Gjakovës dhe Loriana Kukës, sot përfaqësuesja e Kosovës në xhudo ka mbyllur paraqitjen në Europianin që po mbahet në Varshavë.

Trajneri Driton Kuka është shprehur i lumtur me suksesin e treguar nga garuesit kosovarë në Europian. Ai ka thënë se ky është kampionati më i suksesshëm europian nga Kosova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ekipi ynë përfundoj paraqitjen në Evropian! Dy medalje një vend i 7 dhe një vend i 9 me dy fitore i Akil Gjakovës sot. Loriana e Fjolla përvojën e parë në kësi niveli e përfunduan qysh në luftërat e para,realisht ju duhet ende për nivelin e tillë të garave!”, ka shkruar Kuka.

“Distria dhe Akili sipas meje se kanë jep maksimumin realisht kanë pas mundësi më shumë, Distria pas humbjes në çerekfinale në luftë repasazh nuk ishte në nivelin e duhur njëjtë sikur Akili i cili sot fitoj dy lufta por në luftën e tretë luftoj dobët pa motiv për fitore!”, ka shtuar ai.

“Megjithatë Kampionati më i suksesshëm në Histori të Kampionateve Evropiane kurdo herë në Sportin tonë. Drejt Tokios me shpresë për shumë Norma Olimpike”.