LeBron James ishte “arkitekt” i një prej rikthimeve më të mëdha të rezultatit në histori të NBA-së kur Cleveland Cavaliers riktheu disavantazhin prej 25 pikëve në pjesën e parë, për ta mposhtur Indiana Pacers me rezultat 119-114 në ndeshjen e tretë të serisë së plejofit.
James realizoi “triple-double” me 41 pikë, 13 kërcime e 12 asistime për t’i ndihmuar kampionit të NBA-së që të shtonte epërsinë në 3 me 0 në raundin e shtatë ndeshjeve. Ky ishte “triple-double” i 17 në karrierën e tij, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e dita që ishte njëri prej rikthimeve më të mëdha”, ka thënë James pas ndeshjes, transmeton Koha.net.
“Tentova që t’i ndihmoj ekipit për të fituar. Tentova që t’i fuqizojë, t’i bëj më të mirë, që të besojmë se ne mund të jemi të mirë çdo mbrëmje”, ka thënë veç të tjerash ai.
Në fund të pjesës së parë rezultati ishte 74-49 për Indianan.