Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali ofron 60 milionë funte për De Gean

Real Madridi raportohet se është duke përgatitur një ofertë prej 60 milionë funteve për portierin e Manchester Unitedit, David De Gea.

Gardiani spanjoll edhe sivjet është në formë të lartë për klubin anglez dhe është votuar në formacionin më të mirë të Premier Ligës për sivjet, për herë të katërt me rradhë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas The Sun, “Mbretërit” vazhdojnë të jenë të interesuar për De Gean dhe janë duke shikuar mundësinë që të thyejnë rekordin e transferimit për një portier, duke e sjell atë në Bernabeu.

Nëse klubet merren vesh, shifra do të tejkalonte shumën prej 32.7 milionë funteve të paguara nga Juventusi për Gianluigi Buffonin në vitin 2001.