Arsene Wenger e ka bërë të qartë qëllimin e tij që t’i ndihmojë Arsenalit për të kaluar në finale të FA Cup dhe të tregojnë se janë të gatshëm për të luftuar në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt.
Pas një serie të humbjeve në Premier Ligë, londinezët të dielën do të përballen me “Qytetarët” në gjysmëfinalen që zhvillohet në Wembley.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pres që të kalojmë gjysmëfinalen dhe të shkojmë në finale”, ka thënë Wenger për BBC-në. “Wembley është përvojë e veçantë. Jemi të përqendruar dhe shumë të motivuar”.
“Nuk jemi në nivelin maksimal të besimit. Është mundësi e mirë që të tregojmë se jemi gati të luftojmë dhe të shkojmë në finale. Ky është rasti jonë që të fitojmë një trofe”.