Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për një muaj Prakuraitis ktheu Prishtinën në rrugën e trofeve

Më 25 janar ka zhvilluar stërvitjen e parë me Sigal Prishtinën, ndërsa në mbrëmjen e 19 shkurtit i është gëzuar me lojtarët e tij Kupës së Kosovës në basketboll.

Dora e lituanit Audrius Prakuraitis vërehet tashmë te skuadra me më së shumti trofe në basketbollin kosovar, ndonëse ka më pak se një muaj prej se ka nisur punën, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina ka vazhduar dominimin në basketbollin kosovar, duke fituar të dielën mbrëma Kupën e vendit, falë fitores ndaj Pejës në finale, me shifrat 77:66.

Ndeshja finale si dhe i tërë turneu përfundimtar i Kupës u luajt në palestrën "Minatori" në Mitrovicë. Prishtina, që nuk kishte përkrahjen e tifozëve, dominoi çerekun e katërt për të arritur te fitorja. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.