Ish-ylli i futbollit amerikan, Aaron Hernandez, i cili ishte në vuajtje të dënimit të përjetshëm me burg për vrasje, ka vdekur pasi e ka varur veten në qelinë e burgut në Masaçutes, kanë thënë zyrtarët.
Një zëdhënës i burgjeve tha se rojtarët sot herët në mëngjes e kishin gjetur Hernandezin në qelinë e tij dhe se ai ishte shpallur i vdekur në spital.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi, Christopher Fallon, tha se Hernandez e kishte varur veten duke e shfrytëzuar mbulesën e shtratit të cilën e kishte përforcuar në dritaren e qelisë.
Aaron Hernandez, 27 vjeçar, ishte yll në rritje në Ligën Kombëtare të Futbollit (NFL), kur ishte arrestuar në vitin 2013, pas vrasjes së motrës të së fejuarës së tij.
Ai ishte dënuar për vrasje me burgim të përjetshëm në vitin 2015.