Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk pritet të luajë ndeshje miqësore kur do ta ketë grumbullimin e radhës, në qershor. Termin për miqësore në qershor ka, por jo edhe kushte për organizimin e saj.
Është kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, që ka treguar arsyet se pse nuk planifikohet ndeshje jogaruese në grumbullimin e qershorit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Nuk besoj se do të organizojmë ndonjë ndeshje miqësore në qershor, shkak është stadiumi. Ne nuk kemi një stadium se ku të luajmë dhe nuk i kemi prioritet miqësoret pa pasur një stadium", ka thënë Vokrri të martën për gazetën.
Vokrri ka thënë se është e vështirë të organizojnë ndeshje në territorin e një vendi tjetër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.