Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos i është kundërpërgjigjur Gerard Piques lidhur me reagimet e mbrojtësit spanjoll ndaj vendimeve të gjyqtarit Viktor Kassai.
Ramos ia ka kujtuar Piques fitoren e Barcelonës kundër Paris Saint-Germainit, pasi mbrojtësi kishte reaguar për vendimet e diskutueshme në ndeshjen e Real Madridit ndaj Bayern Munichut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk është asgjë e re. Nuk jam i befasuar”, ka thënë Ramos për reagimin e Piques.
“Ai duhet të kujtojë ndeshjen me PSG-në dhe të analizojë nëse mendon njëjtë për gjyqtarët”, ka shtuar mbrojtësi spanjoll.
Ramos gjithashtu ka mohuar raportimet se Bayerni u plaçkit nga Madridi, përkundër vendimeve që dolën në të mirën e vendasve.
“E respektoj vendimin e të tjerëve, por nuk e di se për çfarë hajduti e kanë fjalën. Gjyqtarët ndonjëherë na japin përparësi, ndonjëherë të tjerëve”, ka thënë veç të tjerash Ramos.