Zinedine Zidane ka mohuar deklaratën e Carlo Ancelottit se të dy u pajtuan që gjyqtari ishte i dobët në ndeshjen Real Madrid – Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, duke thënë se kanë folur për gjëra tjera.
Ancelotti bëri thirrje për inkuadrimin e video teknologjisë pasi gjyqtari Viktor Kassai mori vendime të diskutueshme në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne vuajtëm. Luajtëm kundër ekipit më të mirë deri më tani”, ka thënë francezi.
“Patëm shumë raste në pjesën e parë, por pastaj humbëm qetësinë. Gjyqtari? Kam folur me Ancelottin dhe kjo është e tëra. Nuk flas për gjyqtarët. Mund të ndodhë gjithçka. Ne folëm për gjëra tjera”.