Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti bën thirrje për teknologji në “Champions”

Carlo Ancelotti ka pranuar se tani është koha që video-asistentët të prezantohen në Ligën e Kampionëve, pasi ekipi i tij pësoi humbje të diskutueshme nga Real Madridi.

Arturo Vidal u përjashtua nga loja për një ndërhyrje të pastër, derisa golat e Cristiano Ronaldos u shënuan nga pozita të dyshimta jashtë loje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I kemi menduar të gjithë skenarët për këtë ndeshje – përveç gjyqtarit. Është keq sepse ndeshja ishte e mirë”, ka thënë ish-trajneri i Realit.

“Jam krenar me lojtarët e mi. Nuk mund të bënin më shumë, por mënyra se si shkoi loja... Gjyqtari nuk ishte në nivel”, ka shtuar Ancelotti.

“Nuk mendoj se Real Madridi ka ndikim te referët. Ata sot gabuan. Kurrë nuk kam qenë në favor të VAR teknologjisë, por duhet ta pranoj se tani është e nevojshme”.

“Nuk vendoset në Ligën e Kampionëve kështu. Fola edhe me Zidanen pas ndeshjes dhe ai u pajtua se performanca e referëve ishte negative”.

“Nuk duhet të ndodhin këto gjëra në këtë nivel dhe shpresoj që gjyqtarët të ndihmohen nga teknologjia sa më shpejtë që të jetë e mundur”.