Real Madridi ka mposhtur Bayernin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e ardhshme.
Pas fitores 1 me 2 si mysafir në ndeshjen e parë, Bayerni pas 90 minutave fitoi me të njëjtin rezultat për ta çuar ndeshjen në vazhdime. Golat në kohën e rregullt i shënuan Lewandowski dhe një autogol i Ramosit për Bayernin dhe Ronaldo për Realin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vazhdime, Bayerni nisi me një futbollist më pak pasi Arturo Vidal u ndëshkua me të kuq në fund të takimit.
Aty vendimtar u tregua ylli i Realit Cristiano Ronaldo që shënoi edhe dy herë për të kompletuar hat-trickun e tij. Golin e fundit e shënoi Asensio për të vulosur fitoren me rezultat 4 me 2, apo në rezultat të përgjithshëm 6 me 3.
Nga 6 golat e Realit, pesë të shënuar në dy ndeshjet ishin nga Cristiano Ronaldo.