Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri kërkon së paku një gol ndaj Barçës

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, thotë se ekipi i tij nuk guxon të provojë vetëm të mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë në çerekfinalen ndaj Barcelonës.

Juve fitoi 3 me 0 në shtëpi, ndërsa të mërkurën luan ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës. Trajneri italian vlerëson se ekipi i tij duhet të shënojë së paku një gol për të forcuar avantazhin ndaj katalonasve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të gjejmë rrugën për të shënuar së paku një gol. Kemi respekt të madh për Barcelonën dhe e dimë se duhet të luajmë edhe më mirë për të ecur tutje”, ka thënë ai në konferencën para ndeshjes.