Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Enrique: Na duhen pesë gola kundër Juventusit

Luis Enrique ka parashikuar se Barcelonës i duhen pesë gola nëse dëshiron eliminimin e Juventusit në ndeshjen kthyese të çerekfinales që zhvillohet të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Spanjollët u mposhtën 3 me 0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Torino, por trajneri i Blaugranave pret që kampioni italian të shënojë në Camp Nou.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E kam në mendje se kundërshtari do të ketë raste dhe mund të shënojë gol. Neve na duhen pesë gola”, ka parashikuar Enrique në konferencën për media.

“Nuk duhet të luajmë lojë të përkryer, duhet të jemi efektivë, të krijojmë raste, të arrijmë golat dhe të krijojmë situata ku mund të ulim besimin e kundërshtarit tonë”, ka shtuar ai.

“Mund ta bëjmë në Camp Nou. Na duhet sjellje e mirë, pak agresive si me top ashtu edhe pa top. Duhet t’u japim arsye fansave që të kërcejnë që në fillim”.