Të premten i ka ardhur fundi fazës së gjatë e të vështirë përgatitore të Haxhi Krasniqit për meçin e madh që e zhvillon të shtunën tjetër me boksierin e madh Arthur Abraham.
Pak ditë para meçit, Krasniqi ndihet i qetë dhe i gatshëm për përballjen e madhe. Të dielën ai ka numëruar plot shtatë muaj e 11 ditë përgatitje për sfidën që pritet t'i japë drejtim karrierës së tij, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeçi me Abrahamin, që zhvillohet në Erfurt të Gjermanisë, është eliminator për titull të botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO. Fituesi i këtij meçi më pas do të luftojë për titull të botës. Ndonëse Krasniqi ka luftuar dy herë për titull të botës, Abraham është boksieri më i suksesshëm që ai ka përballë.
Paraqitja e Krasniqit të shtunën mbrëma, pritet të dallojë ndjeshëm prej paraqitjeve të kaluara të tij.
“Jam në formën më të mirë të mundshme. Kam bërë hap shumë të mirë që e kam ndërruar trajnerin. Në aspektin teknik e taktik tashmë mendoj se jam më i kompletuar. Përgatitjet kanë shkuar si më mirë. Sot bëhet 7 muaj e 11 ditë prej që kam nisur stërvitjet e të cilave nuk u jam ndarë. Kam nisur të përgatitem që nga 5 shtatori i vitit të kaluar, kur përfundova pushimin në Kosovë. Nuk kam bërë asgjë që ka mundur të më largojë nga stërvitjet. Kam qenë i përkushtuar maksimalisht në ushtrime, në përgatitje”, ka thënë Krasniqi të dielën për gazetën. Ai bokson për Gjermaninë dhe në këtë vend njihet me emrin Robin.
Krasniqi të premten u dha fund sparingut dhe me këtë edhe stërvitjeve të vështira. Deri të shtunën do të ushtrojë më lehtë, sa për të mbajtur peshën dhe gjendjen fizike të arritur me shumë mund. Do të ketë edhe aktivitete publike, por jo stërvitje që kërkojnë angazhim të madh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.