Veterani i kombëtares panameze dhe futbollist me eksperiencë ndërkombëtare, Amilcar Henriquez humbi jetën pas një atentati me armë zjarri në Nuevo Colon, në vendlindjen e tij, duke rikthyer ngjarjet tragjike në sportin më popullor në planet.
Mesfushori i njohur në Amerikën Qendrore dhe atë të Jugut me 75 ndeshje të zhvilluara me fanellën e përfaqësueses u godit fatalisht me armë dhe, pavarësisht se u dërgua me urgjencë në një spital në Sabanitas, nuk mundi të mbijetonte, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFederata e Futbollit të Panamasë dhe shumë lojtarë të tjerë të njohur bënë homazhe për nder të viktimës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e të gjithë ngjarjes.
Henriquez, që debutoi në arenën ndërkombëtare në vitin 2005, pati një rol aktiv edhe në fushatën e kualifikueseve për Botërorin 2018 në Rusi. Ndeshja e muajit të kaluar ndaj Shteteve të Bashkuara ishte edhe e fundit e tij me Panamanë.