Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbolli ka nisur të lëshojë rrënjë në Kubë

Fotografitë ajrore të fushave të futbollit në Kubë ishin të qarta. "Kubanët luajnë bejsboll", kishte paralajmëruar një zyrtar i CIA-s në vitin 1870, pasi kishte studiuar imazhet satelitore. "Rusët luajnë futboll", shkruan USA Today.

Atëbotë ishte ashtu në ishull. Tash futbolli ka nisur të lëshojë rrënjë, përcjell Koha Ditore. Parqet, hapësirat e zbrazëta dhe korridoret që dikur kishin qenë shtëpi të bejsbollit brenda dhe rreth kryeqendrës Havana, tash janë pushtuar nga ndeshjet e rastësishme apo të organizuara të futbollit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Entuziastët e bejsbollit thonë se kjo zhvendosje ka nisur një dekadë më parë dhe mund të ketë ndikim të madh në vendin që ka nxjerrë disa prej bejsbollitëve më të mirë e të cilët u larguan nga vendi për të firmosur kontrata luksoze me skuadrat e ligës profesioniste të SHBA-së, MLB.

"Më është thënë se po ndodhte, por derisa nuk e sheh me sytë e tu, nuk mund të besosh", thotë Milton Jamail, autori i një libri për bejsbollin e Kubës, që ka qenë në ishull dhjetë herë, së fundi në janar. "Gjithmonë dëgjon se bejsbolli është sporti i Kubës. Por qartë nuk është sporti i vetëm që ka pushtuar imagjinatën e djemve të rinj në ishull".

Arsyeja për këtë ndërrim të sporteve mund të duket familjare për adhuruesit: bejsbolli lëviz tepër ngadalë, veçanërisht në televizor; futbolli kërkon vetëm një top, derisa bejsbolli mund të jetë tepër i shtrenjtë; bejsbolli në Kubë shpesh shihet si sport i gjeneratave më të vjetra...(më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.