Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Agnesa Rexhës e kujton atë të Thierry Henrys

Në debutim në garat zyrtare, Përfaqësuesja e femrave në futboll zhvilloi tri ndeshje. Humbi të tria ndeshjet në kuadër të fazës paraeliminatore për Botërorin 2019, që u organizua në Tiranë, nga 6 deri 11 prill.

Por nga kjo paraqitje kanë ngelur disa kujtime të bukura për përfaqësuesen e re në moshë që udhëhiqet nga Afërdita Fazlija, shkruan sot Koha Ditore. E një nga këto kujtime është goli i veçantë i shënuar nga Agnesa Rexha. Ajo shënoi dy gola në ndeshjen e parë kundër Shqipërisë, të humbur 3:2, por i pari ishte spektakolar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova ishte në disavantazh 1:0, kur në minutën e 35-të 22-vjeçarja barazoi shifrat. Goli i saj ishte i ngjashëm me atë të francezit Thierry Henry, i shënuar para shumë vjetësh. Ajo me kokë ia rrëmbeu portieres së Shqipërisë topin nga duart dhe më pas shënoi.

"Goli i parë erdhi instinktivisht. Ishte një pakujdesi e portieres, të cilën e shfrytëzova. Nuk pata në plan një gjë të tillë, por loja të ofron mundësi që vetëm një herë mund ta shfrytëzosh, dhe unë veprova në bazë të situatës që m’u ofrua", shpjegon Rexha golin e parë...(më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.