Barcelona ka shënuar fitore prej 3 me 2 në Camp Nou ndaj Real Sociedadit.
Ishte Leo Messi ai që shkëlqeu në këtë përballje duke shënuar dy herë, transmeton Koha.net. Ai shënoi dy golat e parë në minutat 17 dhe 37.
Umtiti ngushtoi epërsinë e Barcelonës duke shënuar autogol në minutën e 42.
Por, Barcelona shënoi edhe njëherë përmes Pacos në minutën e 44, pas asistimit nga Messi.
Dhe pas dy minutave Prieto shënoi golin e fundit në këtë përballje.
Barcelona vazhdon të jetë në luftë për titull me 72 pikë, 3 më pak se Reali që ka një ndeshje më pak.
Kurse Sociedadi në vendin e shtatë ka 52 pikë.