Një ditë pasi Milani zyrtarizoi shitjen te një grup i biznesmenëve kinezë, kuqezinjtë kanë nisur epokën e re të klubit me barazimin dramatik ndaj Interit.
“Rossonerët” që ishin mysafir barazuan në minutën e 8 shtesë të takimit, pasi deri në sekondat e fundit po pësonin humbje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e parë për Interin e realizoi Antonio Candreva në minutën e 36. Kapiteni i ekipit, Mauro Icardi një minutë para fundit të pjesës së parë realizoi golin e dytë për Interin.
Milani u kthye vonë në lojë kur mbrojtësi Romagnoli ngushtoi rezultatin në minutën e 83-të.
Heroi i këtij takimi ishte Cristian Zapata kur realizoi golin e barazimit në minutën e tetë shtesë, edhe pse ishte sinjalizuar për pesë minuta shtesë.
Interi tani ka 56 pikë në pozitën e shtatë, ndërsa Milani mbetet në pozitën e gjashtë me 58 pikë. Dy ekipet e qytetit të Milanos po luftojnë për një vend që siguron garat europiane sezonin e ardhshëm.