Një trajner që ka punuar në disa skuadra të NBA-së mund të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.
Është amerikani 63-vjeçar Brad Greenberg që të premten ka konfirmuar për gazetën se ka biseduar tashmë me drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe burime të gazetës brenda FBK-së kanë konfirmuar se Greenberg është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës në basketboll.
FBK-ja ka kohë që është duke punuar për të gjetur pasardhësin e Arben Krasniqit. Deri më tash janë përmendur shumë emra, ndërsa edhe në FBK vlerësojnë se është momenti i fundit për të vendosur për përzgjedhës.
Kosova në fillim të gushtit do të luajë katër ndeshjet në kuadër të paraeliminatoreve për botërorin e vitit 2019. Shmangia e pozitës së tretë në grup vlerësohet me shumë rëndësi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.