Kosova i ka luajtur vetëm dy ndeshje si vendase në kuadër të eliminatoreve për kampionatin botëror të futbollit "Rusia 2018", shkruan sot Koha Ditore.
Për ndeshjen e parë, atë ndaj Kroacisë, të luajtur më 6 tetor të vitit të kaluar në Shkodër, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) tashmë ka marrë një gjobë nga FIFA si organizatore e kualifikimeve për botëror. Por FFK-ja, përkatësisht Kosova, mund të dënohet edhe për ndeshjen e dytë, atë ndaj Islandës të luajtur më 24 mars po ashtu në "Loro Boriçi" të Shkodrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova e ka humbur 2:1 ndeshjen ndaj Islandës, ndërsa FIFA ka vlerësuar se sjelljet e shikuesve nuk ishin krejt në përputhje me rregulloret në fuqi. Kështu mund të interpretohet hapja e procedurës ndaj FFK-së, si organizatore e ndeshjes.
FFK-së pos vështirësive për të organizuar ndeshjet në mungesë të një stadiumi që plotëson kriteret në Kosovë po i dalin telashe edhe nga sjelljet e shikuesve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.