Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjashtë federata sportive përfitojnë 404 mijë euro

Gjashtë federata sportive kanë përfituar 404 mijë euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për realizimin e planeve për sivjet.

Me nga 70 mijë euro për këtë vit do të mbështeten Federata e Boksit e Kosovës, përkatësisht e Shenjëtarisë. Federata e Mundjes dhe ajo e Auto Sporteve, secila do të përkrahen me nga 68 mijë euro, ndërkaq Federata e Çiklizmit me 65 mijë euro dhe Federata e Notit me 63 mijë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke nënshkruarmemorandumet, MKRS-ja i ndihmon federatat dhe u krijon lehtësira për pavarësimin financiar të tyre që ato të funksionojnë me efikasitet dhe të sigurojnë ngritje cilësore.

Ministri Shala tha se sfidë mbeten rezultatet dhe përfaqësimi sa më konkurrues në nivelin e garave qofshin ato vendore apo ndërkombëtare, të cilat ndikojnë në përmirësimin e sportit por edhe të imazhit të Kosovës, dhe kjo mënyrë e mbështetjes nga ministria do të ketë edhe këtë funksion.

Drejtuesit e federatave vlerësuan se kjo formë e bashkëpunimit mes MKRS-së dhe federatave të tyre e bën më të lehtë planifikimin vjetor të aktiviteteve dhe u mundëson menaxhim më të mirë të mjeteve financiare.

Kjo mënyrë e mbështetjes nga ministria është dëshmuar se ka krijuar lehtësira për veprimtarinë e federatave dhe për avancimin cilësor të sportit të Kosovës.