Me kalimi në Bundesliga 2, Ali Ibrahimaj ka bërë hapin bindshëm më të madh në karrierë. Këtë hap gjigant për karrierën e tij, 25-vjeçari shpreson se do ta përcjellë me një hap tjetër - me sigurimin e një ftese nga përfaqësuesja e Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.
Ali Ibrahimaj ka firmosur për dy vite me skuadrën Sandhausen, ndërsa opsion e ka vazhdimin e kontratës edhe për një vit tjetër. Skuadrës për të cilën luan reprezentuesi i Kosovës, Leart Paqarada, do t'i bashkohet në verë, në përgatitje për edicionin tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri në fund të edicionit aktual do të luajë për Waldhof Mannheimin në kategorinë e katërt gjermane. Këtë edicion, lojtari i krahut të djathtë në 27 paraqitje ka realizuar katër gola dhe ka dhënë 10 asistime.
Ibrahimaj ka lindur në Gjermani, ndërsa ka luajtur në plot skuadra të këtij vendi. Por kategoria e katërt ishte niveli më i lartë për të deri më tash. Tani do të luajë në Bundesliga 2, që vlerësohet liga më e fortë e dytë në Evropë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.