Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lyoni fiton dramën ndaj Beshiktashit

Lyoni ka arritur të fitojë përballjen e vështirë ndaj Beshiktashit në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Ryan Babel e kaloi Beshiktashin në epërsi në minutën e 15, pas një asistimi të bukur nga Talisca, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e parë nuk pati ndryshim rezultati, por në pjesën e dytë vendasit arritën të përmbysin rezultatin.

Brenda dy minutave Lyoni arriti të fitojë përballjen, duke shënuar në minutën e 83 dhe 85 përmes Tolissos dhe Morelit.

Gjysmëfinalisti do të mësohet në javën e ardhshme pasi të zhvillohet ndeshja kthyese në “Vodafone Arena”.