Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho: Nuk shfrytëzuam rastet, dhe u dënuam nga një gabim

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho pas barazimit ndaj Anderlechtit ka thënë se ekipi i tij nuk shfrytëzoi rastet e krijuara, ndërsa u ndëshkua nga një gabim.

Anderlechti i mohoi Unitedit fitoren në çerekfinalen e parë të Ligës së Evropës duke barazuar shifrat në fund të takimit, 1-1, për të lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në “Old Trafford”, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duhet t’i japim fund ndeshjes, patëm rastet, kontrollin, por nuk shënuam golat, rrezikuam shumë. Patëm shumë hapësirë për të përfunduar ndeshjen, shanse të mira. Ishte një ekip shumë mirë i organizuar në mbrojtje, por një gabim dhe u ndëshkuam”, ka thënë Mourinho për BT Sport.