Anderlechti dhe Manchester United janë ndarë baras në çerekfinalen e parë në Ligën e Evropës.
Ekipet barazuan me rezultat 1 me 1.
Henrikh Mkhitaryan shënoi golin e parë në ndeshje duke i dhënë epërsinë Unitedit në minutën e 37. Rezultati u barazua nga Leander Dendoncker në minutën e 86-të.
Takimi i kthimit në Old Trafford zhvillohet javën e ardhshme.