Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp: Henderson e Lallana rikthehen këtë muaj

Jurgen Klopp pret që Adam Lallana dhe Jordan Henderson të rikthehen në stërvitje para përfundimit të këtij muaji.

Lallana ka munguar në tri ndeshjet e fundit për shkak të kofshës së dëmtuar, përderisa lëndimi i këmbës e ka lënë jashtë fushës kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson që nga 11 shkurti, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asnjëri prej tyre nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e së dielës ndaj ËBA-së.

“Henderson mund të jetë në stërvitje në javën tjetër, ose një javë më vonë, jam i sigurt se ai do të luajë në disa ndeshje. Ishte e qartë që nga fillimi se kjo nuk kishte një afat të caktuar. Ende jemi duke pritur. Ai nuk ndjen asgjë, por duhet të bëjmë hapa në mënyrë që ai të jetë pjesë e trajnimit me ekipin”, ka thënë Klopp, raporton Sky Sports.

Kurse për Lallanan ka thënë se pritet të rikthehet në stërvitje pas përballjes me Crystal Palace në javën e ardhshme.