Kësaj radhe ndjenja që kaploi Barcelonën ishte dëshpërimi e jo zemërimi.
Skuadra katalonjase është në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve, pasi pësoi 3:0 në udhëtim ndaj Juventusit në ndeshjen e parë çerekfinale të kësaj gare. Pak njerëz besojnë se Barça mund të bëjë rikthimin e dytë të madh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarcelona arriti të bënte kthimin më të madh në histori të Ligës së Kampionëve në 1/8 e finales, kur përmbysi disavantazhin 4:0 nga ndeshja e parë dhe fitoi 6:1 ndeshjen e kthimit ndaj Paris Saint-Germainit. Barcelona duhet të arrijë një rezultat pak a shumë të ngjashëm edhe kundër Juventusit në shtëpi javën e ardhshme, nëse dëshiron të arrijë gjysmëfinalen, transmeton Koha Ditore.
Kundër Parisit te Barcelona gjithmonë besonin se kanë gjasa për të përmbysur rezultatin, duke marrë parasysh përvojën e madhe krahasuar me atë të Parisit.
Por Juventusi i Massimiliano Allegrit është një gjë tjetër. Juventusi të martën i la Barçës shumë pak hapësirë për të marrë frymë.
Derisa në La Liga kundërshtarët mbyllen prapa dhe shikojnë spektaklin e Barcelonës, pjesërisht nga respekti e pjesërisht nga frika, Juventusi nuk tregoi asnjë nga këto.
Sami Khedira dhe Miralem Pjaniq nuk lejuan Andres Iniestan të ketë komoditet, ndërsa Paulo Dybala ia bëri Javier Mascheranos jetën makth.
Duke zënë vendin e të suspenduarit Sergio Busqets, Mascherano 32-vjeçar dha një performancë që tregoi se është në moshë të shtyrë kundër Dybalas 23-vjeçar, i cili shënoi dy gola për 22 minuta të parë të ndeshjes.
Ndërkohë reparti defansiv i udhëhequr nga Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci nuk i dha aspak hapësirë Luis Suarezit dhe kur uruguaiani më në fund arriti të ikte një herë nga ta, ai lëshoi rastin e vetëm të tij në ndeshje, duke gjuajtur jashtë kornizës së portës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.