Fitorja kundër ekipit Auxilium Torino (83:76) pas shtatë humbjeve rresht ka kthyer qetësinë te JuveCaserta, që është afër të sigurojë qëndrimin në Serie A edhe për edicionin tjetër, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të pjesës së rregullt.
Një prej pikave më të ndritura te JuveCaserta, jo vetëm në triumfin ndaj Auxilium Torino, por në dy muajt e fundit, është basketbollisti kosovar Dardan Berisha. Berisha në ndeshjen e fundit realizoi 14 pikë për 18 minuta lojë, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Kemi pasur shumë nevojë për këtë fitore", ka deklaruar Berisha.
Ai kohë më parë iu bashkua JuveCasertas dhe deri më tani ka shtatë ndeshje të zhvilluara në kampionatin italian. Me një mesatare prej 10.3 pikëve gjatë 23.4 minutave në parket, Berisha vlerësohet ndër lojtarët kryesor te JuveCaserta.
Ka 48.6 për qind saktësi në tentimet për tri pikë, kurse në gjuajtjet e lira 100 për qind. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.