Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka pezulluar nga detyra e kryetarit të Ballkanit, Florim Kryeziun, që njëherësh mban edhe një post zyrtar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Kryetarit të Ballkanit, Komisioni Disiplinor (KD) i FFK-së, ia ka ndaluar kryerjen e funksionit zyrtar në klub pas dyshimeve për tentimin e kurdisjes së ndeshjes së xhiros së 16-të të Ligës së Parë kundër Ramiz Sadikut, muajin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa FFK-ja ka marrë vendimin e vet, në institucionin ku Kryeziu mban postin e udhëheqësit të Divizionit për infrastrukturë sportive në MKRS, nuk dinë shumë për këtë rast.
Sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi, nuk ka asnjë informatë se FFK-ja ka pezulluar zyrtarin e MKRS-së nga detyra e kryetarit të klubit Ballkani. Madje, Firzi nuk ka as informatë se Kryeziu mban postin e kryetarit të klubit Ballkani. Ai pret të ketë informata nga Departamenti i Sportit (DS).
"Është hera e parë që e dëgjoj, nuk di asgjë për këtë rast. Nuk kam as informatë. Është dashur të kem një informatë nga Departamenti i Sportit dhe më pas të nisim procedurë, nëse ka shkelje", ka thënë Firzi të mërkurën për gazetën.
Ndërkohë, drejtori i DS-së, Ibër Alaj, ka thënë se ka kërkuar një raport dhe një deklaratë nga Kryeziu për të vazhduar më pas me hapat e ardhshëm. Alaj ka thënë se çështja e Kryeziut do të trajtohet brenda mekanizmave të Ministrisë.
"Ne jemi duke pritur një raport dhe deklaratë nga zotëri Kryeziu që të na informojë mbi ndodhinë, për shkak se në paraqitjen filmike nuk shihet Florimi, por përmendet emri i tij. Neve na duhet një deklaratë nga vetë ai dhe nga palët e tjera, të cilat janë të përfshira në atë incident apo skandal. Pastaj është çështje e Prokurorisë dhe hetuesisë, jo jona. Varet nga hetimi, nuk mund t'i paragjykoj hetimet. Sigurisht se ne do ta trajtojmë çështjen brenda mekanizmit të ministrisë", ka thënë Alaj. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.