Sport

Ancelotti: Detajet vendosën, por jemi gjallë për ndeshjen e kthimit

Bayern Munichu humbi përballjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit në shtëpi, dhe sipas trajnerit të klubit gjerman, Carlo Ancelotti ishin detajet ato që vendosën këtë ndeshje.

1 me 2 ishte rezultati final i ndeshjes së sotme të zhvilluar në “Allianz Arena”, transmeton Koha.net. Për Bayernin shënoi Vidal, kurse dy golat për “Los Blancos” i shënoi Cristiano Ronaldo.

“Detajet e vogla e bënë diferencën sot. Humbëm penaltinë kur mund të kishim epërsinë 2-0. Pastaj pranuam me të filluar pjesa e dytë, dhe kjo e ndryshoi takimin. Cirstiano vendosi takimin. Mendoj se e kontrolluam atë shumë mirë deri te kartoni i kuq. Java e ardhshme do të jetë e vështirë, por jemi ende gjallë dhe do të shikojmë të përfitojmë nga shanset tona. Do të japim më të mirën”, është shprehur Ancelotti.